Ndërlidhjet

May: Në mars nisim procesin e daljes nga BE-ja


Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se qeveria e saj do të nis procesin formal për daljen nga Bashkimi Evropian, në fund të muajit mars 2017.

May ka konfrimuar këtë afat për tërheqje nga Artikulli 50 i Traktatit të Lisbonës, në një intervistë dhënë sot BBC-së.

Ky traktat vendos rregullat që bisedimet për vendet që largohen nga blloku, duhet të zgjasin dy vjet.

Kryeministrja May ka thënë se ajo do të jap detaje të tjera për këtë proces në një fjalim që do të mbajë më vonë gjatë ditës në konferencën e përvjetshme të Partisë Konservatore.

XS
SM
MD
LG