Ndërlidhjet

Forcat siriane avancojnë në veri të Alepos


Alepo
Alepo

Forcat e regjimit sirianë, të mbështetur nga sulmet arjrore ruse, kanë avancuar sot drejt rebelëve opozitarë në qytetin e Alepos, ka njoftuar grupi monitorues.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka shtuar se trupat e regjimit dhe aleatët paramilitarë kanë avancuar në veri të qytetit të Alepos.

“Ky avancim është i rëndësishëm sepse u mundëson trupave qeveritare që të ngushtojnë hapësirën e luftëtarëve të opozitës”, ka thënë kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman.

“Rusët kanë qenë të dobishëm në këtë avancim, duke mbështetur forcat e regjimit në Alepo me sulme intensive nga ajri”, ka thënë për DPA, Abdel Rahman.

Ai ka shtuar se në këto sulme ka viktima por nuk ka specifikuar numrin e saktë.

XS
SM
MD
LG