Ndërlidhjet

OKB: Sistemi shëndetësor në Alepo në prag të kolapsit


Stephen O’Brien

Stephen O’Brien

Sekretari për çështje humanitare në OKB, Stephen O’Brien ka thënë se është “thellësisht i alarmuar nga sulmet e vazhdueshme në lindje të Alepos”, ku janë të rrethuar rreth 275 mijë njerëz.

“Sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit dhe pacientët nuk po pranohen në spitale për shkak se nuk ka mjete të duhura për t’i trajtuar ata. Aty mungojnë edhe gjërat më elementare”, ka thënë O’Brien përmes një deklarate për media.

Më 1 tetor, njëri prej spitaleve më të mëdha në Alepo është sulmuar nga avionët rusë dhe forcat qeveritare siriane, duke lënë të vrarë dy persona.

XS
SM
MD
LG