Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet vëllai i Fethullah Gulenit


Kleriku turk, Fethullah Gulen

Kleriku turk, Fethullah Gulen

Policia turke sot ka arrestuar vëllaiun e kleriut Fethullah Gulen, i cili po akuzohet nga Ankaraja për organizimin e puçit të dështuar ushtarak të 15 korrikut.

Kutbettin Gulen është arrestuar nga policia në shtëpinë e familjarëve të tij në qarkun Gaziemir, në provincën e Izmirit, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Ky është familajri i parë i arrestuar i Gulenit që prej puçit të dështuar ushtarak.

Kutbettin Gulen tash po merret në pyetje nga autoritetet turke dhe po akuzohet për se “është anëtarë i grupit të armatosur terrorist”, njofton Anadolu duke mos dhënë më shumë detaje.

XS
SM
MD
LG