Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Bomba e vendosur përgjatë rrugës vret 4 punëtorë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Egjipt kanë thënë se në gadishullin Sinai janë vrarë katër punëtorë të kompanisë shtetërore të energjisë, nga një bombë në qytetin bregdetar të el-Arish, raporton AP.

Zyrtarët thonë se bomba e cila ishte vendosur përgjatë rrugës, ka vrarë tre punëtorë menjëherë, ndërkaq punëtori i katërt ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ata thonë se besojnë që bomba është vendosur nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG