Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur në një protestë në Oromia të Etiopisë


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në rajonin Ormia në Etiopi pasi forcat e sigurisë janë përleshur me protestuesit në një festiva.

Disa njerëz, kanë vdekur nga paniku dhe janë shtypur nga masa, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës, ka përdorur plumba gome dhe topa me ujë për të shpërndarë masën, raporton BBC.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në një festival fetar në Bishofu që gjendet rreth 40 kilometra largë kryeqytetit Addis Ababa.

Disa raportime thonë se policia i është kundërpërgjigjur protestuesve anti-qeveritar pasi ata kishin hedhur gur në drejtim të policisë.

Qeveria e Etiopisë ka thënë përmes një deklarate për media se “janë humbur jetë” duke shtuar se “përgjegjësit do të përballen me drejtësinë”.

Qytetarët në rajonet Oromia dhe Amhara janë ankuar për margjinalizimin që po i bën qeveria në fushën e ekonomisë dhe politikës.

SHBA ka shprehur shqetësim për këtë ngjarje dhe për përdorimin e forcës kundër protestuesve.

XS
SM
MD
LG