Ndërlidhjet

India ratifikon marrëveshjen për klimën


Indi, foto ilustrim

Indi, foto ilustrim

India, që është njëri prej emetuesve më të mëdhenj të gazit serrë në botë, formalisht i është bashkuar Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike.

“India ka dërguar ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit në Kombet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot nga OKB.

Marrëveshja, për të cilën janë pajtuar rreth 200 shtete në Parsi dhjetorin e kaluar, ka për qëllim që të zvogëlojë emetimet e gazit, duke mos përdorur lëndët djegëse fosile me qëllim që të ulet ngrohja glovale për dy gradë celsius.

Marrrëveshja e Parisit do të hyjë në fuqi, pasi të paktën 55 shtete ta ratifikojnë atë/ shtetet që janë bashkuar për këtë marrëveshje prodhojnë të paktën 55 për qind të emetimit të gazit në botë.

India ka rreth 4.5 për qind të emetimit të gazeve serrë.

XS
SM
MD
LG