Ndërlidhjet

logo-print

Kim Kardashian kërcënohet me armë


Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West

Persona të maskuar kanë kërcënuar me armë yllin televiziv, Kim Kardashian, në dhomën e saj të hotelit në Paris.

Zëdhënësja e saj tha se Kardashian “është tronditur keq, por nuk është dëmtuar fizikisht”.

Burri i saj, këngëtari Kanye West, ka lënë në gjysmë një koncert në Nju Jork, për shkak të incidentit.

Policia në Paris tha se bëhet fjalë për një grabitje, që ka përfshirë zonjën Kardashian, porse ajo nuk është dëmtuar.

Sipas disa burimeve policore, Kardashianit i janë vjedhur stoli me vlerë prej miliona dollarësh.

Hetimet janë duke vazhduar.

Kardashian, 35 vjeçe, ndodhet në Paris për javën e modës.

XS
SM
MD
LG