Ndërlidhjet

Kolumbianët refuzojnë paqen me rebelët e Farc-ut


Presidenti i Kolumbisq, Juan Manuel Santos.
Presidenti i Kolumbisq, Juan Manuel Santos.

Votuesit në Kolumbi kanë refuzuar marrëveshjen historike për paqe me rebelët e Farc-ut.

Rezultatet e referendumit tregojnë se 50.24 përqind e qytetarëve kanë votuar kundër.

Marrëveshja është nënshkruar javën e kaluar nga presidenti Juan Manuel Santos dhe lideri i Farc-ut, Timoleon Jimenez, pas gati katër vjetësh negociata.

Por, për të hyrë në fuqi, është dashur të ratifikohet nga kolumbianët.

Duke iu adresuar kombit, presidenti Santos tha se e pranon rezultatin, porse do të vazhdojë të punojë për arritjen e paqes.

Edhe lideri i Farc-ut, i njohur si Timochenko, tha se grupi mbetet i angazhuar për t’i dhënë fund luftës.

Rreth 220,000 njerëz, shumica prej tyre civilë, janë vrarë prejse rebelët e frymëzuar nga marksizmi kanë nisur luftën e tyre të armatosur në Kolumbi, më 1964.

XS
SM
MD
LG