Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët nisin sulm të ri ndaj qytetit afgan Kunduz


Kunduz, 3 tetor 2016.

Kunduz, 3 tetor 2016.

Militantët talibanë kanë nisur një sulm të koordinuar në qytetin Kunduz të Afganistanit.

Militantët sulmuan nga katër anët e qytetit, menjëherë pas mesnatës.

Mahmood Danish, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se forcat afgane i janë përgjigjur sulmit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmuesit kanë kapur disa pika kontrolli në qytet.

Kunduzi, shtatorin e kaluar, ka rënë për disa ditë nën kontrollin e talibanëve, por focat qeveritare, të mbështetura nga NATO-ja, e kanë rikthyer atë.

Ofensiva e re vjen përpara një konference të madhe ndërkombëtare, që do të mbahet të martën në Bruksel. Në këtë takim, partnerët ndërkombëtarë të Afganistanit do të diskutojnë fondet për këtë vend.

XS
SM
MD
LG