Ndërlidhjet

Nikoliq paralajmëron për kontrolle më të ashpra të kufirit


Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq

Serbia duhet të jetë e gatshme për të përforcuar sigurinë në kufinjtë e saj, ka thënë sot presidenti serb, Tomislav Nikoliq.

Ai ka thënë se Serbia duhet të veprojë lidhur me forcimin e kontrolleve kufitare edhe nëse kjo gjë zemëron Bashkimin Evropian.

Këto deklarata të Nikoliq vijnë vetëm një ditë pasi në Hungari u mbajt referendum lidhur me kuotat e detyrueshme të BE-së për rivendosjen e 160 mijë refugjatëve në vendet anëtare, raporton Reuters.

Së bashku me vende të tjera në Evropën Juglindore, Serbia ka intensifikuar patrullimet kufitare përderisa qindra mijëra refugjatë janë duke ikur nga lufta dhe varëfria në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, dhe po tentojnë që të arrijë në vendet evropian përmes Ballkanit.

Hungaria ka mbyllur plotësisht kufinjtë duke bërë që refugjatët të bllokohen brenda Serbisë pa pasur rrugë tjetër për të shkruar në vendet evropiane.

Nikoliq ka argumentar se nëse Serbia nuk mund të përballojë numër më të madh të refugjatëve do të “duhet të mbyll kufinjtë”, ka thënë Nikoliq, sipas agjencisë Tanjug.

XS
SM
MD
LG