Ndërlidhjet

Margvelashvili: Rusia të mos përzihet në punët e fqinjëve


Giorgi Margvelashvili
Giorgi Margvelashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, ka thënë se Rusia duhet t’i trajtoj ish-republikat sovjetike si anëtare me të drejta të plota të komunitetit ndërkombëtar.

Mëtutje, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se Rusia konsideron se “ligjet ndërkombëtare nuk janë krejtësisht të vlefshme ose janë të vlefshme në mënyrë të shtrembëruar, në territoret që në politikën e jashtme ruse definohen si vende të afërta të jashtme”.

Rusia i ka njohur territoret separatiste gjeorgjiane në Akhazi dhe Oseti Jugore si shtete të pavarura, pas luftës së shkurtër kundër Gjeorgjisë, në vitin 2008. Moska i ka mijëra ushtarë në këto rajone.

Presidenti Margvelashvili thotë se “perëndimi nuk e ka kuptuar plotësisht absurditetin e tragjedisë që ka ndodhur në vitin 2008, e që ka çuar në atë që ka ndodhur në Ukrianë në vitin 2014”.

Në Mars të vitit 2014, Rusia e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës dhe i ka mbështetur separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

Margvelashvili ka kërkuar nga perëndimi që Moskës t’ia bëjë të qartë se përdorimi i forcës kundër shteteve sovrane dhe të pavarura, që dikur ishin pjesë e republikave sovjetike, është “e papranueshme”.

XS
SM
MD
LG