Ndërlidhjet

Raportohet se është vrarë në Siri një lider i al-Qaedas


Ilustrim

Ilustrim

Një komandant militant, që ka qenë i afërt me shefin e al-Qaedas Ayman al-Zawahri është vrarë në sulmet me dron më 3 tetor.

Pentagoni ka konfirmuar se pasur në shënjestër një “udhëheqës të njohur të al-Qaedas në Siri”, i cili kishte udhëhequr grupin ekstreminist Jabhat al Fateh Sham, që më parë njihej si Fronti Nusra. Por Pentagoni nuk ka treguar emrin e militantit të vrarë.

Grupi ka thënë në Twitter se Sheikh Abu al Faraj al-Masri, është vrarë teksa ishte duke udhëtuar me veturë për në Idlib që kontrollohet nga rebelët në veriperëndim të Sirisë.

Muajin e kaluar një komandant tjetër i lartë i këtij grupi, Abu Hajer al-Homsi, u vra nga sulmet ajrore në Alepo.

XS
SM
MD
LG