Ndërlidhjet

Moska fton ambasadoren holandeze në bisedë për MH17


Ambasadorja holandeze në Rusi Renee Jones-Bos
Ambasadorja holandeze në Rusi Renee Jones-Bos

Moska ka thirrur në një bisedë ambasadoren holandeze, për tu ankuar lidhur me publikimin e gjetjeve javën e kaluar të ekipit ndërkombëtar të hetuesve, të cilët erdhën në përfundim se raketa që rrëzoi fluturimin MH17 ishte kontrabanduar nga Rusia në Ukrainë.

Avioni i pasagjerëve i kompanisë Malaysian Airlines u rrëzua më 17 korrik, 2014, në Ukrainë duke lënë të vrarë 298 njerëz në bord.

Hetuesit nga Holanda, Australia, Belgjika, Malajzia dhe Ukraina kanë thënë se kanë të dhëna që raketa e tipit Buk, që ka rrëzuar avionin është hedhur nga pjesa e kontrolluar nga separatistët në lindje të Ukrainës.

Rusia ka reaguar ashpër ndaj këtyre të gjeturave duke thënë se avioni është rrëzuar nga Ukraina.

Rusët thirrën në bisedë informative ambasadoren holandeze, Renee Jones-Bos dhe i kanë shpjeguar se pse Rusia nuk i pranon këto të gjetura të hetuesve.

Ministria e jashtme holandeze është përgjigjur duke i bërë thirrje Rusisë që të bashkëpunojë në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG