Ndërlidhjet

WikiLeaks do publikojë "material të rëndësishëm" për zgjedhjet në SHBA


Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka thënë se platforma e tij online do të publikojë rreth 1 milion dokumente deri në fund të këtij viti.

Assange ka thënë se sot se në këto publikime do të ketë “material të rëndësishëm” për zgjedhjet presidenciale në SHBA, për kompaninë Google, luftën, armët dhe naftën.

Këto komente ai i ka bërë përmes një video-linku në një konferencë në Berlin.

45-vjeçari australian ka thënë se QikiLeaks po shikon se si të zgjerojë punën e saj, ndonëse deri më tani Assange ka thënë se bashkëpunojnë me 100 media.

Assange ka shmangur ekstradimin, duke u strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej vitit 2012.

Ai ka frikë se nëse ekstradohet në Suedi, ku akuzohet për përdhunim, do të dërgohet në Shtetet e Bashkuara ku do të gjykohet për publikimin e dokumenteve sekrete.

XS
SM
MD
LG