Ndërlidhjet

logo-print

Prokuroria zgjeron hetimet në rastin e përgjimeve, përfshinë edhe një ish-ministër

  • RFE /RL

Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë “vendimin për zgjerimin e hetimit edhe ndaj shtatë zyrtarëve të tjerë të përfshirë në, siç është cilësuar nga vetë prokuroria, “rastin e përgjimeve”.

Hetimet e Prokurorisë nisën pak javë më parë ndaj ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, për siç është thënë në një kumtesë të prokurorisë, “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës”.

Prokuroria Speciale, në një kumtesë të saj, ka bërë me dije se ka nisur hetimet edhe ndaj “shtatë zyrtarëve të tjerë të përfshirë në rastin e përgjimeve”.

Duke iu referuar kumtesës së Prokurorisë Speciale, media në Kosovë kanë publikuar emrat e ish-ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqajt dhe shefit aktual të grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajazitit, ndërkohë që kanë cituar kumtesën në të cilën thuhet se hetimet përfshijnë edhe "një ish kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë në institucione të ndryshme të Kosovës”.

Një numër shkrimesh janë publikuar në mediet lokale të Kosovës, me përmbajtjen e bisedave të përgjuara të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat përfshihen edhe presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Përmbajtja e bisedave të përgjuara ka ngjallur një numë reagimesh në Kosovë, në veçanti të shoqërisë civile e të qytetarëve, që i kanë cilësuar ato si ‘shpërdorim të detyrës dhe nepotizëm’.(REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG