Ndërlidhjet

Bunjaki: Do të përpiqemi ta befasojmë Kroacinë


Kryetrajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, thotë se ndeshja me Kroacinë “do të jetë e vështirë” por, megjithatë “do të përpiqemi ta befasojmë”

Këto komente ai i bëri para ndeshjes kualifikuese të Grupit I për Kampionatin Botëror të Futbollit 2018, ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, që zhvillohet pasnesër në stadiumin e Shkodrës në Shqipëri, meqë Kosova nuk ka stadium të çertifikuar nga UEFA.

Ndeshja me Kroacinë “do të jetë e vështirë” i tha Bunjaki agjencisë AP dhe ka shtuar se “në futboll dihet se mund të ndodhin befasira”.

Sipas tij, qëllim më real i kombëtares së Kosovës është Kampionati Evropian në vitin 2020.

Pas ndeshjes me Kroacinë të enjten, Kosova më 9 tetor është mysafire e Ukrainës, në takimin që zhvillohet në Krakov të Polonisë, pasi Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2018, që zhvillohet në Rusi, pos Kosovës, garojnë edhe Kroacia, Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Turqia.

Në ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të këtij grupi, Kosova barazoi me Finlandën si mysafire me rezultat 1:1.

XS
SM
MD
LG