Ndërlidhjet

SHBA: Sonte debati Kaine – Pence


Mike Pence (majtas) dhe Tim Kaine

Mike Pence (majtas) dhe Tim Kaine

Kandidatët për zëvendpresident të Shteteve të Bashkuara, demokrati Tim Kaine, dhe republikani Mike Pence, sonte vonë do ta mbajnë debatin e parë dhe të vetëm të tyre, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale më 8 nëntor.

Tim Kaine është senator demokrat nga Virxhinia, ndërsa Mike Pence është guvernator i shtetit Indiana.

Ky debat po bëhet pas informacioneve se kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, ndoshta iu ka shmangur pagesës së taksave për 18 vjet.

Gjatë fundjavës së kaluar, një raport në të përditshmen, New York Times, pretendon se biznesmeni shumë i pasur, Donald Trump, ndoshta i është shmangur pagesës së taksave për shkak të humbjes prej një miliardi dollarësh në vitin 1995.

Zoti Trump ka deklaruar se ai ka treguar njohuri “brilante” për kodin e komplikuar të taksave.

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, e sulmoi Trumpin duke e cilësuar si simbol të “sistemit të manipuluar” dhe hipokrit, pasi ai e ka paraqitur vetveten si kandidat i cili do ta reformoj sistemin në favor të punëtorëve.

XS
SM
MD
LG