Ndërlidhjet

Shefja e EULEX-it takoi kryetarët e komunave veriore të Kosovës


Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou në takim me kryetarët e komunave veriore

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou në takim me kryetarët e komunave veriore

Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit - EULEX,Alexandra Papadopoulou ka takuar sot kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ky takim, i cili mes tjerash u përqendrua në mandatin e ri të EULEX-it, sipas një komunikate të lëshuar nga Misioni i EULEX-it, është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë ndërmjet këtij Misioni dhe komunave në veri.

"EULEX-i është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në veri, si dhe ta përkrah zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", ka thënë Papadopoulou.

Në vazhdim ajo ka vlerësuar se integrimi gjyqësor (i pjesës veriore me sistemin juridik të Kosovës) është një proces i rëndësishëm i cili shpresojmë se do të finalizohet së shpejti.

Pas këtij takimi, Papadopoulou e vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku u takua me gjyqtarë dhe prokurorë që punojnë aty për të diskutuar lidhur me një numër të çështjeve, duke e përfshirë integrimin e gjyqësorit dhe aktivitetet e përditshme.

XS
SM
MD
LG