Ndërlidhjet

Kerry: SHBA nuk tërhiqet nga përpjekja për paqe në Siri


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga përpjekjet për arritjen e paqes në Siri, përkundër ndërprerjes së bisedimeve direkte me Rusinë për armëpushim.

Duke folur sot në Bruksel, Kerry theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, ende do të diskutojnë për Sirinë në kuadër të negociatave më të gjëra multilaterale.

Megjithatë, ai nuk ka shpallur ndonjë strategji të re për zëvendësimin e përpjekjes së dështuar diplomatike me Rusinë.

Duke e shpjeguar dje deklaratën për ndaljen e kontakteve të dyanshme me Rusinë lidhur me Sirinë, John Kerry tha se Uashingtoni shpreh “keqardhje” dhe “ndjenjë të madhe të tmerrit” që Rusia e ka hedhur poshtë diplomacinë dhe ka zgjedhur t’i ndihmoj regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në përpjekjet për arritje të fitores ushtarake kundër luftëtarëve opozitarë.

John Kerry, po ashtu, theksoi se Rusia “i ka mbyllur sytë ndaj përdorimit nga ana e Assadit” të klorit dhe bombave-fuçi kundër popullit të vet, që “është për keqardhje”.

XS
SM
MD
LG