Ndërlidhjet

logo-print

Kozniku: E kam pritur me padurim këtë ditë

  • E. Zebiq

Ilustrim

Ilustrim

Ish futbollisti i ekipit të Kroacisë, me prejardhje nga Kosova, Ardian Kozniku, i tha Radios Evropa e Lirë, se „e ka pritur me padurim këtë ditë kur do të luaj reprezentacioni i Kosovës në garat ndërkombëtare“.

Kozniku, një prej futbollistëve të njohur me origjinë nga Gjakova, ka qenë pjesë e reprezentacionit të futbollit të Kroacisë që ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Francë, në vitin 1998.

„Me padurim pres të shoh këtë ndeshje. Le të fitojë më i miri. Kroacia ka më shumë shanse, por futbolli është futboll. Do ta përjetojë ndeshjen – mezi kam pritur këtë ditë kur do të luaj reprezentacioni i Kosovës. Në vitin e fundit kemi përjetuar gjëra fenomenale – pranimin në UEFA, pranimin në FIFA dhe tani jemi në grupin për Kampionatin Botëror në Rusi; nuk mund të jetë më mirë! Të gjithë duhet të kënaqemi me këtë ndeshje“, tha Kozniku

Ardian Kozniku, është aktiv në bashkësinë e shqiptarëve në Kroaci ndërkohë që së bashku me ekipin e Kroacisë do të udhëtojë për në Shkodër, në ndeshjen e ekipit kroat me mikpritësin Kosovën.

Ndërkohë, përzgjedhësi i reprezentacionit të Kroacisë, Ante Çaçiq, para ndeshjes me Kosovën, ka thënë se „ekipi kosovar ka treguar se është solid dhe ka ka lojtarë me energji të madhe që luajnë për reprezentacionin e tyre“.

„Tani do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare para tifozëve te tyre dhe sigurisht se kjo ndeshje, nga ky këndvështrim, do të kërkojë shumë nga ne“, tha Çaçiq.

Kosova dhe Kroacia do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare ndërmjet tyre, në kuadër të kualifikimeve për botërorin 2018.

Ndeshja luhet më 6 tetor në Shkodër të Shqipërisë, me mikpritës Kosovën. (REL).

XS
SM
MD
LG