Ndërlidhjet

SHBA: Debat i ashpër i kandidatëve për zëvendëspresident


Tim Kaine (majtas) dhe Mike Pence gjatë debatit të parë televiziv

Tim Kaine (majtas) dhe Mike Pence gjatë debatit të parë televiziv

Kandidati republikan për zëvendëspresident amerikan, Mike Pence, është kërcënuar me përdorim të forcës kundër caqeve të qeverisë së Sirisë, nëse Rusia e vazhdon “sulmin barbar” të saj në Alepo.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë sipas kohës amerikane gjatë debatit të ashpër televiziv me kandidatin demokrat, Tim Kaine.

“Nëse Rusia zgjedhë të jetë e involvuar dhe vazhdon... në këtë sulm barbar në Alepo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta përdorin forcën ushtarake për t’i sulmuar caqet e regjimit” të presidentit Bashar al-Assad, tha Mike Pence, që është guvernator i shtetit Indiana.

Kandidati presidencial republikan, Donald Trump, më herët gjatë ditës ka sugjeruar se Rusia e ka shkelur armëpushimin në Siri, pasi nuk i respekton Shtetet e Bashkuara, por ai nuk tha se do të ndërmerr aksion ushtarak për tu përgjigjur.

Senatori demokrat nga Virxhinia, Tim Kaine, i cili garon së bashku me kandidaten për presidente, Hillary Clinton, e akuzoi Donald Trumpin se e ka idol presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe taktikat e tij të përdorimit të armatimit.

“Donald Trump, përsëri e ka lavdëruar Vladimir Putinin dhe është e qartë se ai ka raporte biznesore me oligarkët rusë...të cilat ai refuzon t’i zbuloj”, tha Tim Kaine.

XS
SM
MD
LG