Ndërlidhjet

Afganistan: Gjatë operacionit kundër IS-it është vrarë një ushtar amerikan


Një ushtar amerikan në Afganistan

Një ushtar amerikan në Afganistan

Një ushtar amerikan është vrarë dje nga shpërthimi i bombës derisa ishte në patrullë të këmbësorisë, gjatë një operacioni kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në pjesën lindore të Afganistanit, ka njoftuar ushtria e Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se asnjë ushtar tjetër amerikan ose afgan nuk është plagosur në këtë sulm në provincën Nangarhar dhe se ushtari amerikan nuk ishte cak specifik i sulmit.

“Pjesëtari është vrarë duke kryer operacione me forcat afgane, kur patrulla ka hasur në një pajisje të improvizuar eksploduese”, kanë thënë forcat amerikano-afgane, dhe kanë shpjeguar se operacioni “ishte pjesë e një misioni më të gjërë kundërterrorist të Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit, kundër Shtetit Islamik në Korasan”.

Prej invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, në vitin 2001, janë vrarë afro 2,300 ushtarë amerikanë.

XS
SM
MD
LG