Ndërlidhjet

Filipine: Presidenti kërcënohet me shkëputje të aleancës me SHBA-të


Rodrigo Duterte

Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është kërcënuar me “shkëputjen” e aleancës së gjatë të vendit të tij me Shtetet e Bashkuara dhe rrjedhimisht, do të blente armë nga Rusia dhe Kina.

Në deklaratën e tij të fundit kritike kundër presidentit amerikan, Barack Obama, për të cilin tha se ka refuzuar tu shiste Filipineve disa armatime, Duterte është shprehur, Obama “le të shkoj në ferr”.

“I kam dërguar gjeneralët në Rusi dhe Rusia tha se mos u bën merak, ne kemi çdo gjë që ju nevojitet”, tha Duterte dhe ka shtuar se “sa i përketë Kinës, ata kanë thënë vetëm eja dhe nënshkruaj dhe çdo gjë do të dërgojmë”.

Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë kërcënimin e presidentit filipinas, Rodrigo Duterte, duke thënë se ky vend ka kërkuar që të mos ketë ndryshime në raportet e gjata për dekada me Uashingtonin.

XS
SM
MD
LG