Ndërlidhjet

logo-print

BE: Hapet rruga për liberalizim të vizave për Gjeorgjinë


Pamje e kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji

Pamje e kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji

Ambasadorët e Bashkimit Evropian sot e kanë hapur rrugën për negociata ndërmjet Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave për Gjeorgjinë.

Përfundimisht, pëlqimin e vet e ka dhënë edhe Gjermania, e cila më parë kishte rezistuar të pajtohej për shkak të rritjes së krimeve të shtetasve të Gjeorgjisë, që janë kryer në Gjermani.

Negociatat për aspekte të ndryshme të të ashtuquajturit “mekanizëm të suspendimit” mund të zgjasin disa javë.

Pritet që Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, do ta japin pëlqimin e tyre final për udhëtim pa viza të shtetasve të Gjeorgjisë në BE, më vonë këtë vit.

XS
SM
MD
LG