Ndërlidhjet

Kerry: Talibanët të arrijnë paqe me qeverinë afgane


John Kerry në konferencën e sotme të donatorëve për Afganistanin në Bruksel

John Kerry në konferencën e sotme të donatorëve për Afganistanin në Bruksel

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga talibanët që ta ndjekin shembullin aktual të liderëve kryengritës afganë të luftës, të cilët kanë arritur paqe me qeverinë në Kabul.

Duke folur sot në Bruksel në konferencën e donatorëve për Afganistanin, zoti Kerry tha se “ekziston rruga kah përfundimi i ndershëm i konfliktit, që e kanë zhvilluar talibanët, ky është komnflikt që nuk mund të fitohet në fushëbetejë”.

Ai theksoi se marrëveshja paqësore e nënshkruar muajin e kaluar nga Gulbuddin Hekmatyar, që e udhëheq grupin militant, Hezb-e Islam, dhe ishte figurë kryesore e luftës civile afgane të viteve të 90-ta, është “model për atë që është e mundur”.

Marrëveshja paqësore është e vetmja mënyrë që talibanët ta përfundojnë luftimin, ta sigurojnë stabilitetin e qëndrueshëm dhe “të arrijnë tërheqje të plotë të forcave ushtarake ndërkombëtare, që është qëllim i tyre”, tha John Kerry.

XS
SM
MD
LG