Ndërlidhjet

SHBA: Suspendimi i marrëveshjes së plutoniumit, gabim i madh


Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se vendimi i Rusisë për të suspenduar programin e bashkëpunimit, që kërkon që SHBA dhe Rusia të eleminojnë pjesë të rezervave të tyre me armë të plutoniumit është një “gabim i madh”.

Zëdhënësi e departamentit të shtetit, Joshua Baker i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se marrëveshja ishte “për bashkëpunimin në sferën e sigurisë bërthamore” duke shtuar se SHBA do të donte që ky bashkëpunim të vazhdojë.

Suspendimin e marrëveshjes e ka bërë me 3 tetor presidenti rus Vladimir Putin, para se Uashingtoni të njoftonte se ka suspenduar bisedimet me Rusinë në përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

XS
SM
MD
LG