Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 15 miliardë dollarë ndihmë finaciare për Afganistanin


Presidenti afgan Ashraf Ghani

Presidenti afgan Ashraf Ghani

Zyrtarë të lartë nga fuqitë botërore kanë marrë pjesë në konferencën e donatorëve në Bruksel.

Në këtë konferencë janë premtuar më shumë se 15 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin gjatë katër vjetëve të ardhshme.

Në ndërkohë, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherni ka thënë seka mbështetje për të ringjallur procesin e paqes i cili ka ngecur, pas gati 40 vjet të konfliktit në vendin e shkatërruar nga lufta.

Në këtë konferencë të donatorëve në Bruksel kanë marrë pjesë përfaqësues nga më shumë se 70 vende të ndryshme të botës, për të mbledhur fonde për zhvillimin e Afganistanit.

Afganistani duhet që të ndërmarrë një seri të reformave politike, ekonomike dhe sociale për të pasur qasje në këto fonde.

Presdenti afgan, Ashraf Ghani tha në këtë konferencë se qeveria e tij tashmë ka bërë progres në reformat për përmirësimin e gjendjes të të drejtave të njeriut dhe në luftimin e korrupsionit.

XS
SM
MD
LG