Ndërlidhjet

Franca i bën thirrje Rusisë që të mbështesë rezulutën për Sirinë


Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault

Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault

Franca po tenton që të ndërmjetësojë kalimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për armëpushimin në Siri si dhe për dërgimin e ndihmave në Alepo.

Ministria e jashtme ruse ka konfirmuar se ministri Sergei Lavrorv do të takohet në Moskë me homologun francez, Jean-Marc Ayrault më 6 tetor.

Moska nuk ka ofruar detaje të tjera lidhur me agjendën e këtij takimi.

Por Ministria e jashtme ruse ka thënë se Ayrault do të tentojë që të bindë Rusinë që të mbështetë rezolutën e Këshillit të Sigurimit, e cila ka për qëllim “hapje e rrugës për armëpushim në Alepo dhe qasjen e civilëve në ndihma”.

Ayrault ka thënë se do t’i thotë ministrit Lavrov se rrethimi i Alepos është i papranueshëm.

XS
SM
MD
LG