Ndërlidhjet

Kerry u rikthehet bisedime me Lavrovin për Sirinë


John Kerry dhe Sergei Lavrov

John Kerry dhe Sergei Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë rinisur bisedimet për Sirinë, pavarësisht një vendimi të mëhershëm të SHBA-së për të pezulluar bisedimet direkte me Moskën, në lidhje me konfliktin.

Kerry dhe Lavrov kanë biseduar përmes telefonit për Sirinë, Ukrainën dhe Korenë e Veriut, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

“Do të ishte e papërgjegjshme për ne, marrë parasysh se çfarë po ndodh në Alepo, të mos e prekim çështjen e Sirisë”, tha zëdhënësi Mark Toner.

Sipas tij, pezullimi i kontakteve me Rusinë ka pasur të bëjë vetëm me zbatimin e armëpushimit, për të cilin Kerry dhe Lavrov janë dakorduar më 9 shtator, por që ka kolapsuar shumë shpejt.

Në Alepo, avionët e ushtrisë ruse dhe siriane janë duke bombarduar që disa javë zonat e rrethuara nga rebelët, ku vazhdojnë të jetojnë rreth 250,000 civilë.

XS
SM
MD
LG