Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës i Al Shababit në Kenia


Foto arkivi

Foto arkivi

Militantë të dyshuar të Al Shababit kanë vrarë së paku gjashtë veta në një sulm në verilindje të Kenias.

Gvernatori i qarkut Mandera, Ali Roba, tha se një person ka marrë plagë të rënda.

Megjithatë, ai tha se rojet e sigurisë kanë arritur të shpëtojnë 27 persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm në kompleksin e sulmuar.

Al Shababi, grup militant islamik, është duke luftuar Qeverinë e Somalisë, që gëzon mbështetjen e OKB-së, por ka kryer një varg sulmesh edhe në Kenian fqinje.

XS
SM
MD
LG