Ndërlidhjet

Haiti lufton me pasojat e uraganit Matthew


Haiti

Haiti

Ekipet e shpëtimit në Haiti po bëjnë përpjekje të arrijnë zonat e goditura rëndë nga uragani Matthew.

Uragani, më i fuqishmi në Karaibe në së paku një dekadë, ka bërë që mijëra njerëz të zhvendosen nga shtëpitë.

Është raportuar për së paku pesë persona të vdekur.

Shkatërrimi ka detyruar zyrtarët të shtyjnë zgjedhjet presidenciale, që kanë qenë të parapara për këtë fundjavë.

Matthew ka goditur të martën disa zona të Haitit me erëra deri në 230 kilometra në orë. Në disa pjesë ka përmbytje të mëdha.

Haiti është një nga vendet më të varfra në botë dhe shumë prej banorëve jetojnë në kasolle prej druri.

Shtetet amerikane Florida dhe Karolina e Jugut po përgatiten tani për stuhinë, e cila është afër Bahamas.

XS
SM
MD
LG