Ndërlidhjet

Parlamenti i Polonisë refuzon ligjin kundër abortit


Protesta kundër ligjit anti-abort në Varshavë.

Protesta kundër ligjit anti-abort në Varshavë.

Parlamenti i Polonisë ka votuar me shumicë dërrmuese kundër një projekt-ligji kontrovers për ndalimin, gati krejtësisht, të abortit.

Në prag të votimit, Qeveria tha se protestat kundër projekt-ligjit në disa qytete të Polonisë të hënën, u kanë dhënë ligjvënësve “shkas për të menduar”.

Polonia tashmë ka ligjet më të ashpra të abortit në Evropë dhe propozimi ka synuar të ndalojë çdo lloj aborti nëse shëndeti i nënës nuk është në rrezik.

Ligji do të ndëshkonte gratë që abortojnë me pesë vjet burgim, ndërsa mjekët që ndihmojnë në abort do të mbaheshin po ashtu përgjegjës.

Masa ka qenë shumë jopopullore në mesin e polakëve dhe ka shkaktuar protesta masive në rrugë nga gratë.

XS
SM
MD
LG