Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i të vrarëve nga sulmi në kufirin Siri-Turqi


Sulmi me bombë pranë kufirit të Sirisë me Turqinë, ka lënë të vdekur të paktën 29 persona, shumica prej të cilëve luftëtarë rebelë. Sipas raportimeve, përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi milirant Shteti Islamik.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, ka njoftuar se sulmi ka ndodhur në pikëkalimin Atmeh, në provincën Idlib.

Sipas kësaj organizate, sulmi ka pasur për cak rebelët që mbështeten nga Turqia, të cilët po lufjtojnë kundër IS-it.

Agjencia Amaq, që është e lidhur me grupin militant, ka njoftuar se sulmuesi vetëvrasës ka goditur një konvoj të rebelëve.

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus e ka përshkruar këtë sulm si “krim kundër njerëzimit”.

XS
SM
MD
LG