Ndërlidhjet

logo-print

Iraku kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit


Foto arkiv

Foto arkiv

Bagdadi ka kërkuar një mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për prezencën e forcave turke në veri të Irakut.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Irakut, Ahmed Jamal ka thënë se kjo kërkesë është bërë nga ambasadori irakian në OKB dhe ka për qëllim që të bisedohet për “ndërhyrjen turke”.

Në kërkesë përfshihet edhe që Këshilli i Sigurimit të bëj një rezolute e cila “do t’i jepte fund shkeljes së sovranitetit të Irakut dhe mosrespektimit të ekipit turk mbi parimet e fqinjësisë së mirë nga ana e Turqisë”, ka thënë Jamal.

Marrëdhëniet mes Irakut dhe Turqisë janë prishur prej vitit të kaluar, kur Turqia dërgojë trupa afër qytetit irakian të Mosulit për të trajnuar luftëtarët kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG