Ndërlidhjet

Ukraina thërret në bisedë konsullin rus


Ilustrim
Ilustrim

Ukraina ka thirrur në bisedë konsullin rus në Kiev, pasi Moska ka arrestuar një gazetar i cili po akuzohet për spiunazh.

Roman Sushchenko, korrespondet i agjencisë Ukrinform, është arrestuar më 30 shtator në Moskë.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Ukrainës, Mariana Betsa, ka thënë se konsulli rus është thirrur në bisedë për të dhënë shpjegime, se pse zyrtarëve të Kievit i është ndaluar që të kenë kontakte me gazetarin e arrestuar.

“Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Rusia nuk ka amabasadorë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG