Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Urdhërohet evakuimi i njerëzve për shkak të uraganit Matthew


Uragani Matthew në Haiti

Uragani Matthew në Haiti

Guvernatori i shtetit Georgia në SHBA ka urdhëruar evakuimin e gjysmë milioni të njerëzve nga gjashtë shtete përgjatë oqeanint Atlantik, një ditë para se uragani Matthew pritet të godas këtë zonë.

Gerogia i bashkohet shtetit të Floridës dhe Karolinës së Jugut, të cilët po ashtu kanë urdhëruar evakuime të njerëzve, pasi ky uragan konsiderohet si njëri nga më të fuqishmit që do të godas këtë pjesë për më shumë se një dekadë.

Përveç evakuimeve, pritet ë më shumë se 2 milionë njerëz të preken nga kjo stuhi e fuqishme.

Deri më tani uragani Matthew ka vrarë më shumë se 60 njerëz në Karaibe, në rrugën e tij për në Haiti, Kubë dhe Bahamas.

XS
SM
MD
LG