Ndërlidhjet

logo-print

Kosova pëson humbje të thellë nga Kroacia


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, nga Kroacia me rezultat 6:0.

Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, përfaqësuesja e Kosovës pësoi tre gola në gjysmë lojën e parë dhe tre golat e tjerë në pjesën e dytë të lojës.

Qendërsulmuesi Manxhukiq shënoi tre gola për ekipin kroat.

Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër ishte mbushur me afro 16 mijë shikues, kryesisht qytetarë të Kosovës, që udhëtuan për të ndihmuar përfaqësuesen e tyre.

Kosova luajti ndeshjen e parë të saj ndërkombëtare si mikpritëse, por në mungesë të infrastrukturës sportive ndeshjen e zhvilloi në stadiumin e Shkodrës, në Shqipëri.

Ndeshjen e parë Kosova e luajti baras me Finlandën, si mysafire.

Kosova luan në Grupin I, kualifikues për Kampionatin Botëror, që mbahet në Rusi më 2018. Në Grup me Kosovën janë edhe Kroacia, Turqia, Finlanda, Islanda dhe Ukraina.(REL)

XS
SM
MD
LG