Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohen 3 vetë për eksportim të teknologjisë ushtarake në Rusi


Ilustrim
Ilustrim

Një shtetas amerikan dhe dy rusë janë arrestuar nën dyshimin se kanë eksportuar teknologji të ndjeshme ushtarake nga SHBA-ja për në Rusi, ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë.

Departamenti ka thënë se Alexei Barysheff nga Nju Jork – shtetas amerikan i natyralizuar- është arrestuar për eksportim të paligjshëm të teknologjisë së kontrolluar. Shtetasit rusë, Smitry Aleksandrovich Karpenko dhe Alexei Krutilin po ashtu u arrestuan nën akuzat se kanë konsiruar me Barysheff.

Qeveria amerikane ka thënë se tre burrat janë qenë të përfshirë në posedimin e mikroeletronikës nga prodhuesit në SHBA dhe eksportimin në Rusi, duke shmangur kështu kontrollin e qeverisë për eksportet e teknologjisë së lartë.

Nëse gjenden fajtor, tre të akuzuarit përballen me burgim deri 25 vjet dhe gjobë prej 1 milion dollar.

Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar eksportin e pajisjeve të tilla të cilat besojnë se mund të minojnë sigurinë kombëtare.

XS
SM
MD
LG