Ndërlidhjet

Finlanda dyshon se avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore


Ilustrim

Ilustrim

Ministrja e mbrojtjes së Finlandës ka thënë se dyshon se një avion luftarak rus ka shkelur hapësirën ajrore më 6 tetor. Finlanda thotë se është detyruar që përmes avionëve të saj të identifikojë se një avion rus Su-27 është parë mbi hapësirën e saj ajrore në Detin Baltik.

Ministria ka thënë se “shkelja e dyshuar” ka zgjatur për rreth nëj minut dhe se avioni ka udhëtuar rreth 13 kilometra- duke hyrë në zonën ajrore të Finlandës për rreth një kilometër.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka mohuar se avioni i tipit Su-27 ka shkelur zonën ajrore finalandeze duke thënë se ka qenë një “mision trajnimi mbi ujërat neutrale të Gjirit të Finlandës”.

“Avioni rus ka kryer fluturimet duke ju përmbajtur rregullave ndërkomëtare”, ka thënë ministria ruse.

Që prej aneksimit që Moska i bëri Krimesë në Ukrianë, Finlanda disa herë e ka akuzuar Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore.

XS
SM
MD
LG