Ndërlidhjet

logo-print

OKB propozon largimin e aleatëve të Al-Qaedas nga Alepo


Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi propozimin e ri të OKB-së që ka për qëllim të ndalë luftimet në Alepo të Sirisë, duke tentuar që të bindin grupin militant islamik që të largohet nga qyteti.

Propozimi, që ka për qëllim zhvendosjen e 900 anëtarëve të grupit aleatë të Al-Qaedas në Siri në një vend të paspecifikuar jashtë qytetit, është ofruar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë Steffan de Mistuar, duke bërë që Rusia të bëj kërkesë për një mbledhje të Këshillit.

Duke paralajmëruar se bombardimet e Rusisë dhe Sirinë në zonat në lindje të Alepos që kontrollohen nga grupi Fatah al-Sham do të “shkatërrohen plotësisht”, de Mistura ka ofruar që personarisht të shoqërojë grupin nga qyteti në një vend të pasfecifikuar, në mënyrë që të ndalet gjakderdhja.

Rusia dhe Siria kanë përdorur pretekstin e prezencës së grupeve terroriste për të justifikuar bombardimet në këtë qytet, në të cilin de Mistura ka thënë se në dy javët e fundit janë vrarë 376 njerëz.

“Ne po flasim për 900 persona, të cilët janë bërë arsyeja kryesore që 275 mijë njerëz që jetojnë atje po sulmohen”, ka thënë de Mistura.

Ai i ka thënë grupit Fateh, që më parë njihej me emrin Fronti Al-Nusra se “nëse vendosni që të largoheni me dinjitet.. unë personalisht jam i gatshëm që fizikisht të ju shoqëroj”.

Ky propozim duket se e kënaq Rusinë dhe qëllimet e saj në Siri pasi ka për qëllim ndarjen e grupeve të ashtuquajtura “të moderuara” të rebelëve, që mbështeten nga fuqitë perëndimore.

Këtë propozim të OKB-së, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka quajtur “hap konstruktiv” dhe ka thënë se “meriton konsideratë të kujdesshme”.

Sidoqoftë mbetet akoma e paqartë nëse ky propozim do të ndalë bombardimet e regjimit sirian dhe avionëve rus në qytetin Alepo.

XS
SM
MD
LG