Ndërlidhjet

Minsku po bisedon me Teheranin për blerjen e naftës


Presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenka
Presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenka

Presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenka ka thënë se vendi i tij është duke negociuar për blerjen e naftës nga Irani.

“Ne jemi duke zhvilluar bisedime me Iranin, i cili është duke kërkuar vend për të shitur naftën. Ata do të zvogëlojnë çmimin pet ne”, tha presidenti bjellorus gjatë fjalimit në Parlament.

Lukashenka gjithashtu ka thënë se ka urdhëruar qeverinë që të rishikojë projektin e tubacionit të naftës të Baltikut dhe për përfundojë rinovimin e një rafinerie të naftës në qytetin Navapolatsk.

Bjellorusia dhe Rusia kanë pasur kundërshtime mbi tarifën për tranzitin e naftës për muaj të tërë.

Presidenti bjellorus ka shtuar se ai është gati të bisedojë me të gjithë vendet fqinje por edhe me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG