Ndërlidhjet

Haradinaj e Limaj bëjnë thirrje për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë


Foto nga arkivi: Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Foto nga arkivi: Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga dialogu me Serbinë dhe të përqendrohet në temat e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Gjatë një konference të përbashkët për media, Haradinaj dhe Limaj kanë deklaruar se presioni opozitar e shtyu Qeverinë e Kosovës që të procedoj në Kuvend, Projektligjin për Trepçën, të cilin e kanë mbështetur në parim, me disa vërejtje.

Ndërkaq në lidhje me dialogun me Serbinë, kryetari i AAK-së, Haradinaj ka i bëri thirrje Qeverisë të tërhiqet në mënyrë që dialogu i ardhshëm të përqendrohet vetëm në njohje reciproke dhe jo në tema që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Duhet që të ndryshohet pozicion në temat e dialogut, ose në situatën me dialogun dhe të mos vazhdohet dialogu i tillë, i cili është improvizim për interesa të Thaçit e Mustafës dhe njëkohësisht duhet fokusuar në votimin e ushtrisë së Kosovës, pra në transformimin e FSK-së”, ka thënë Haradinaj.

Limaj dhe Haradinaj kanë kërkuar po ashtu që Qeveria të tërhiqet nga Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

XS
SM
MD
LG