Ndërlidhjet

Finlanda dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak


Ilustrim
Ilustrim

Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar paktin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin ushtarak.

Marrëveshje e re u nënshkrua sot në Helsinki nga zëvendëssekretari i mbrojtjes, Robert Work dhe ministri i mbrojtjes finlandez, Jussi Niinisto.

Finlanda, që nuk është anëtare e NATO-s ka bashkëpunim ushtarak me Uashingtonit përmes ushtrimeve ajrore, tokësore dhe detare.

Marrëveshja e nënshkruar sot mëton të thellojë bashkëpunimin ushtarak, përmes shkëmbimit të informacioneve dhe kërkimeve të përbashkëta dhe zhvillimit në fushat si mbrojtja kundër sulmeve kibernetike dhe trajimi.

XS
SM
MD
LG