Ndërlidhjet

Kërkohet ndryshim i sistemit fisnor në Pakistan


Qindra pjesëtarë të fiseve kanë protestuar në Islamabad, duke bërë thirrje për ndryshimin e qeverisjes të Federatës së Zonave Fisnore në Pakistan. Këto zona, shumica të banuar me pashtunë etnikë, qeverisen drejtpërdrejtë nga një i dërguar i posaçëm nga Islamabadi dhe nuk janë pjesë e sistemit të provincave të Pakistanit, të cilët kanë parlamentet dhe gjykatat e tyre. Protestuesit kanë marshuar drejt ndërtesës së parlamentit, duke kërkuar që ky sistem, që daton që nga epoka koloniale, të shfuqizohet dhe rajoni i tyre t’i bashkohet provincës Khyber-Pakhtunkhwa.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG