Ndërlidhjet

Merkel: Rusia të shfrytëzojë ndikimin e saj te Assadi


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje Rusisë që të shfrytëzojë ndikimin e saj te Qeveria siriane dhe t’iu jepet fund bombardimeve shkatërruese në Alepo.

“Me ligjin ndërkombëtar, nuk ka bazë për bombardimin e spitaleve, për bombardimin e mjekëve dhe për të shkaktuar dëme të qëllimshme. Është e tmerrshme ajo që po ndodh në Siri. Duhet të bëjmë gjithçka të mundur për të arritur armëpushim”, tha Merkel në një konferencë nga qyteti Magdeburg.

“Rusia ka shumë ndikim te presidenti sirian, Bashar al-Assad. Këto krime mizore duhet të marrin fund”, tha Merkel.

Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, rezufoi të përjashtojë sanksionet e mundshme kundër Rusisë për rolin e saj në konfliktin në Siri.

Ushtria ruse dhe ajo siriane, që disa javë, janë duke bombarduar zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo. Atje vazhdojnë të jetojnë mbi 250,000 civilë.

XS
SM
MD
LG