Ndërlidhjet

Politkovskaya nderohet në Moskë; urdhëruesi i vrasjes mbetet i paqartë


Moskë, 7 tetor 2016.
Moskë, 7 tetor 2016.

Dhjetëra njerëz në Moskë kanë ndjekur një shërbim përkujtimor, me rastin e 10-vjetorit të vrasjes së gazetares së shquar hulumtuese, Anna Politkovskaya.

Politkovskaya, kritike e presidentit Vladimir Putin, raportet e së cilës kanë nxjerrë në pah korrupsionin në nivel të lartë në Rusi dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në Kaukazin Verior, është vrarë para apartamentit të saj në Moskë, më 7 tetor, 2006.

Sergei Sokolov, zëvendëskryeredaktor i gazetës Novaya Gazeta, ku edhe ka punuar Politkovskaya, ka hapur shërbimin përkujtimor, duke thënë se mbetet ende e paqartë se kush ka urdhëruar vrasjen e gazetares.

“Personi që ka urdhëruar vrasjen mund të vdesë në paqe ose të urdhërojë vrasje tjetër, nëse deri më tash nuk e ka bërë një gjë të tillë”, ka thënë Sokolov.

Politkovskaya është vrarë në ditëlindjen e Putinit, duke nxitur spekulime se vrasja e saj mund të jetë menduar si “dhuratë” për presidentin.

XS
SM
MD
LG