Ndërlidhjet

Arrin mbi 800 numri i të vdekurve nga uragani në Haiti


Haiti

Haiti

Numri i të vdekurve në Haiti, si pasojë e uraganit Matthew, ka arritur mbi 800.

Shumica e vdekjeve janë regjistuar në bregdetin jugperëndimor, i cili ka përjetuar forcën e plotë të stuhisë këtë javë.

Uragani Matthew, i kategorisë tre, ka qenë më i fuqishmi në Karaibe në së paku një dekadë. Ai ka sjellë erëra deri në 193 kilometra në orë.

Ekipet e ndihmës nga Kombet e Bashkuara kanë thënë se disa zona mund të arrihen vetëm nga deti ose ajri.

Marina e SHBA-së ka dërguar po ashtu ndihma.

Haiti është një nga vendet më të varfra në botë dhe shumë prej banorëve jetojnë në kasolle prej druri.

XS
SM
MD
LG