Ndërlidhjet

Mustafa: Ligji për Trepçën i hapë rrugë zhvillimit


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se në fillim të këtij viti “u kishte premtuar minatorëve se zgjidhjen e Trepçës, do e bëjmë në të mirë të të gjithëve”.

Mëtutje, në rrjetin Facebook ai ka shkruar se tash kur u miratua Ligji për Trepçën, ai “i hapë rrugë zhvillimit”.

Kryeministri Mustafa e ka përfunduar postimin e tij të shkurtër me fjalët tradicionale të minatorëve “Me Fat”!

Kuvendi i Kosovës mbrëmë pas mesnatës, e miratoi, Ligjin për Trepçën me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

Me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e plotësuar, i cili ngjalli kundërshtime të deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë, në sallë.

Ligji e përcakton qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin e rikthimit të kontrollit në gjithë gjigantin.

XS
SM
MD
LG