Ndërlidhjet

Turqi: Policia e zbuloi sulmin me makinë-bombë


Policia turke zhvillon hetime në vendin e shpërthimit të makinës-bombë sot herët në mëngjes

Policia turke zhvillon hetime në vendin e shpërthimit të makinës-bombë sot herët në mëngjes

Autoritetet e Turqisë thonë se dy sulmues vetëvrasës e kanë aktivizuar eksplozivin e tyre në periferi të Ankarasë, pasi policia i kishte urdhëruar që të dorëzohen.

Guvernatori i kryeqytetit Ankara, Erkan Topaca, tha se të dy sulmuesit, një mashkull dhe një femër, janë vrarë sot herët në mëngjes, ndërsa askush tjetër nuk është plagosur.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se të dyshuarit po përgatiteshin për të kryer sulm me makinë-bombë.

Guvernatori Topaca ka sugjeruar se sumuesit ishin të ndërlidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), një grup militant, të cilin autoritetet e fajësojnë për një numër të sulmeve aktuale vdekjeprurëse me bomba.

Prej verën e kaluar, kur është shkatërruar armëpushimi njdërmjet Turqisë dhe PKK-së, janë vrarë më se 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë dhe mijëra luftëtarë të PKK-së. PKK-ja në Turqi është jashtëligjore.

Turqia, po ashtu, është edhe cak i sulmeve vdekjeprurëse, për të cilat fajësohen pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, që e ka kontrollin ndaj disa territoreve në Sirinë fqinje.

XS
SM
MD
LG